“S’ka më nënshkrime për Real Madridin këtë verë” NULL NULL 11.08.2022 21:00 11.08.2022 21:00 Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka përjashtuar çdo mundësi që të nënshkruajë kontratë me ndonjë lojtar të ri gjatë afatit të kësaj vere. Ai ka thënë para gazetarëve se me skuadrën e tanishme nuk mendon për nënshkrime të tjera, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova. “Me skuadrën që kemi, ne nuk mendojmë për nënshkrime të tjera për Real Madridin këtë verë”. Këto komente Perez i bëri në të njëjtën ditë kur Marca raportoi se Real Madrid ka arritur një marrëveshje parimore me Bayer Leverkusen për transferimin e 17-vjeçarit, Iker Bravo. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.