S’ka barna adekuate në treg, vuajnë ata me veshka të transplantuara (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 10.08.2022 20:19 nga Flamur Gajtani 10.08.2022 20:19 19 vjet më parë Hajdin Gashi ia dha veshkën gruas së tij Sevdijes. Burri nga Balinca e Malishevës përgjatë vitesh u furnizua rregullisht me terapinë adekuate. Por tash e disa javë, barnat Sendimun dhe Cellcept që çdo muaj i merrte nga barnatorja qendrore e QKUK-së, iu ndalën, njofton Klan Kosova. Terapinë ky nuk po di ku ta sigurojë, e rezervat po i sosen. Ato pos që janë të shtrenjta nuk gjenden privatisht në treg. Që një zgjidhje t’u bëhet sa më parë, kësaj e rreth 300 rasteve të tilla, po apelon e shoqja. E nga Sektori Farmaceutik në Qendrën Spitalore i thanë Klan Kosovës se në kuadër të porosive për furnizim të rregullt me barna imuno-supresore, porositë janë lëshuar dhe janë në pritje të liferimit të mallit nga ana e operatorëve ekonomikë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë