Sixers triumfon ndaj Raptors (VIDEO) NULL NULL 10.05.2019 12:01 10.05.2019 12:01 Philadelphia 76ers ka realizuar fitore ndaj Toronto Raptors me rezultat 112-101 në kuadër të serisë çerekfinale në Playoff të NBA-së. Ndonëse Kawhi Leonard i mysafirëve ishte pikëshënuesi më i mirë në ndeshje me 29 pikë e 12 kërcime, ishin 25 pikët e Jimmy Butler dhe 21 të Ben Simmons te vendësit që rezultuan më të rëndësishme. Kështu, tani seria mes tyre është barazuar në 3-3 dhe nevojitet përballja e shtatë dhe përfundimtare në Toronto për ta vendosur finalistin e Konferencës Lindore të NBA-së. https://www.youtube.com/watch?v=Wco72VxFx8M *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.