Sixers një hap drejt finales së Konferencës Lindore - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sixers një hap drejt finales së Konferencës Lindore

NULL NULL
10.05.2023 07:56

Philadelphia 76ers ka shënuar fitore tepër të rëndësishme si mysafir i Boston Celtics në kuadër të gjysmëfinales së Konferencës Lindore.

Të udhëhequr me 33 pikët e të sapozgjedhurit MVP të NBA-së, Joel Embiid, ata triumfuan 103-115 për të kaluar sërish në epërsi, kësaj radhe 3:2, në seri.

Finalistët e vitit të kaluar e pësuan humbjen e dytë në shtëpi nga Sixersat në këtë seri, dhe as 36 pikët e 10 kërcimet e Jayson Tatumit nuk mjaftuan që një disfatë e tillë të evitohej.

Philly do ta ketë mundësinë që pasnesër ta sigurojë finalen e konferencës në rast të një fitore në shtëpi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.