Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sivjet, s`rritet çmimi i rrymës

NULL NULL
08.05.2015 13:13
Kryeministri, Isa Mustafa, tha sot para deputetëve se është pajtuar që të shihen strukturat e energjisë elektrike dhe të mos dëmtohen qytetarët.

Mustafa është shprehur i gatshëm që ta ndihmojë deri në fund çdo dyshim mbi çmimin e energjisë elektrike.

Kreu i ekzekutivit poashtu ka thënë se këtë vit zotimi është se nuk do të ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike.

Ai  deklaroi se  peticioni i qytetarëve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike duhet të trajtohet me respekt sepse është brengë e tyre por edhe e bizneseve të Kosovës, të cilëve iu sjellë probleme çmimi.

Sipas Mustafës,   qeveria duhet të trajtojë çështjen e çmimit të energjisë elektrike, humbjes dhe ngarkimin të dikujt tjetër me borxhin e atij që nuk paguan dhe pastaj do t’i sjellë përgjigjet në Kuvend.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.