Situatë e rënduar me mbeturina në rrugën “William Walker” në Prizren NULL NULL 12.06.2025 13:34 12.06.2025 13:34 Foto nga lexues të Klankosova.tv Në rrugën “William Walker” në Prizren është shfaqur problemi me mbeturina. Sipas një lexuesi të Klankosova.tv, ka shumë njerëz që shkojnë me automjete në këtë zonë dhe në të njëjtin vend hedhin mbeturina. Po sipas këtij lexuesi, situata ka nisur të bëhet e padurueshme, pasi në këto ditë të nxehta ka nisur të vijë erë e keqe. Ndër të tjera, ankuesi thotë se janë dërguar fotografi edhe në organet kompetente, megjithëse nuk kanë marrë përgjigje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.