Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Situatë e qetë në Iran, thotë teologu Kokomani

NULL NULL
07.07.2025 09:25
Eni Kokomani dhe Ita Gani

Situata në Iran duket se është e qetë, pas luftës 12-ditore që kishte me Izraelin.

Kështu të paktën thotë teologu shqiptar që jeton në Iran, Eni Kokomani për “Ora Shtatë”, transmeton Klankosova.tv.

“Situata në përgjithësi është mjaft e qetë, çdo gjë vijon normalisht, të gjitha institucionet janë hapur, dhe sidomos tani pas përfundimit të 10-ditëshit të parë të Muharremit, ku shumica e ditëve ishin pushim për shkak që mbanin zi”, thotë Kokomani.

Sakaq, shqiptarja që jeton në Izrael, Ita Gani edhe një herë theksoi se sulmi i Izraelit në Iran, sipas saj ishte historik.

“Unë e kam theksuar se me sulmin që është bërë në Iran, ishte një sulm historik i cili i dha popullaritet edhe Amerikës dhe Izraelit, sepse ishte një shtet kërcënues, i cili ka kërcënuar për 30 vjet rresht, dhe vërtetë ishte frika shumë e madhe. Po ashtu bota pa dhe tregoi se kush është Irani”, tha Gani.

Megjithëse, gjatë diskutimeve në emisionin “Ora Shtatë”, pati përplasje mes dy mysafirëve.

Ita Gani tha se dallimi i saj që jeton në Izrael, ndaj Eni Kokomanit që jeton në Iran, sipas saj është se Izraeli nuk lufton asnjë fe.

“Dallimi mes meje dhe teje që jeton në Iran, është që unë jetoj mes disa feve. Izraeli nuk lufton asnjë fe, Izraeli mbështet çdo fe, çdo popull”, tha ajo.

Derisa Kokomani thotë se Izraeli është pushtues.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.