Situata në Jarinjë vazhdon të jetë e qetë (VIDEO) NULL NULL 28.09.2021 18:33 28.09.2021 18:33 Situata, në ditën e nëntë të protestës, në Jarinjë është e qetë. Gjatë ditës ka pasur një numër të shtuar të kalimtarëve që kanë hyrë më herët nga Serbia në Kosovë me transport të organizuar, ku edhe janë pritur me transport të organizuar në dalje të kolonës së krijuar. Më herët Klan Kosova ka raportuar për një zjarrfikës i cili nuk ishte ndërruar për tri-katër ditë nga askush. Ndërkaq pas raportimit, gazetarja Rina Mujku, ka kontaktuar më zëdhënësin e Mitrovicës së Jugut, Tahir Mikullovci, i cili ka thënë se ka shkuar në kampin e policisë në Mitrovicë për të diskutuar me komandantët policorë që edhe zjarrfikësit të ndërrohen kur ndërrohen edhe policët, pra në orarin e njëjtë, njofton Klankosova.tv Por ende nuk është konfirmuar nëse një gjë e tillë do të ndodhë, pasi kjo çështje do të diskutohet tutje edhe me shtabin e emergjencave të kësaj komune. Për shkak të situatës së krijuar ka pasur orar të shtuar të policëve të cilët është dashur ta mbajnë një orar 20 orësh, sikurse në disa prej ditëve të tjera. Ndërkaq veturat e autoambulancave dhe disa prej makinave të serbëve janë larguar nga kolona përmes një rrugëdaljeje, por njëjtë nuk kanë mundur të veprojnë edhe makinat e bllokuara kosovare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë