Situata me pandemi, SHSKUK pezullon pushimet vjetore deri më 1 gusht NULL NULL 13.07.2020 13:58 13.07.2020 13:58 Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka ndërmarrë hapat e nevojshëm konform detyrave, përgjegjësive dhe legjislacionit në duke bërë riorganizim dhe mobilizim të përgjithshëm në të gjitha klinikat e Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës, por edhe spitalet e përgjithshme nën menaxhim të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës. SHSKUK në koordinim me Qeverinë e Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë, Federatën Sindikale të Shëndetësisë, Odën e Mjekëve dhe odat tjera profesionale, ka pezulluar të gjitha pushimet vjetore deri më datën 1 gusht 2020 për të gjithë të punësuarit në institucionet publike nën menaxhim të ShSKUK, përfshirë stafin shëndetësorë dhe tekniko-administrativ. Po ashtu, të gjitha spitalet janë obliguar që të krijojnë hapësira shtesë, krahas hapësirave aktuale që kanë për trajtim të pacientëve të dyshuar dhe konfirmuar me Covid-19. Janë ndërmarrë masa që edhe në QKUK të krijohen hapësira shtesë. Në Klinikën e Neurologjisë shpejt do të jenë të gatshme hapësirat për pranim të pacientëve të dyshuar me Covid-19. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024