Situata me koronavirusin, presidenti Meta mbledh sërish Këshillin e Sigurisë NULL NULL 14.04.2020 23:19 14.04.2020 23:19 Presidenti Ilir Meta ka thërritur ditën e mërkurë një tjetër mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar për situatën e krijuar nga koronavirusi në vend, masat e marra dhe ekonomia. Mbledhja do të ketë të njëjtin format si ajo e 25 marsit, ku të gjithë pjesëmarrësit e saj do të lidhen përmes një videokonference. Burime për A2 bëjnë me dije se pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë e kanë konfirmuar dhe kreu i PD, Lulzim Basha. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.