Situata e sigurisë mban të mbyllur hapësirën ajrore të Izraelit NULL NULL 15.06.2025 09:18 15.06.2025 09:18 Autoriteti i Aeroportit të Izraelit ka njoftuar se hapësira e tyre ajrore mbetet e mbyllur për ulje dhe ngritje në Aeroportin Ben Gurion, për shkak të situatës së sigurisë. Çdo njoftim për rihapjen e fluturimeve do të bëhet me një paralajmërim gjashtë orë përpara, thuhet në përditësimin e fundit, transmeton klankosova.tv. Në një deklaratë zyrtare, autoriteti bëri të ditur se po bashkëpunon me kompanitë ajrore izraelite për një plan të strukturuar, të përgatitur nga Ministria e Transportit dhe Autoriteti i Aviacionit Civil, për të kthyer në atdhe shtetasit izraelitë të bllokuar jashtë vendit. ”Të gjitha ekuipazhet dhe avionët janë gati për veprim sapo të krijohen kushtet e nevojshme,” thuhet në deklaratë. “Megjithatë, kjo mund të zgjasë, në varësi të gjendjes së sigurisë”. Një vendim për rifillimin e fluturimeve drejt dhe nga Izraeli do të merret vetëm kur të konsiderohet se situata është e sigurt. Ndërkohë, kalimet tokësore drejt Jordanisë dhe Sinait mbeten të hapura për trafik pasagjerësh dhe mallrash. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Konflikti me Iranin, si është gjendja e pesë shqiptarëve të bllokuar në Izrael? 11 minuta më parë