Sir Jim Ratcliffe shpreh dëshirën për të blerë Manchester United - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sir Jim Ratcliffe shpreh dëshirën për të blerë Manchester United

NULL NULL
17/08/2022

Miliarderi britanik Sir Jim Ratcliffe ka konfirmuar dëshirën e tij për të blerë klubin futbollistik Manchester United, nga familja Glazer.

Klubi nga Old Trafford vlerësohet me një shumë prej rreth 6 miliardë eurosh.

Sot u raportua se Glazers po kërkonin investime të reja dhe ishin të përgatitur për të shitur një pakicë të aksioneve të Red Devils, mes protestave të vazhdueshme nga tifozët e pakënaqur të United.

Zëdhënësi i Ratcliffe ka konfirmuar se tifozi i përjetshëm i Unitedit, i cili dështoi me një ofertë për të blerë Chelsean në fillim të kësaj vere, është i përgatitur të investojë me synimin për të marrë pronësinë e klubit.

“Nëse klubi është në shitje, Jim është padyshim një blerës potencial. Nëse diçka e tillë do të ishte e mundur, ne do të ishim të interesuar të bisedonim me synimin për pronësi afatgjatë”, thuhet në një deklaratë.

Ratcliffe aktualisht ka në pronësi skuadrën e Ligue 1 në Francë, Nice, raporton 90Min, transmeton Klankosova.tv.