Sir Alex Ferguson dhe Arsene Wenger bëhen trajnerët e parë që futen në Hall of Fame të Premier Ligës NULL NULL nga Endrit Zogaj 29.03.2023 14:26 nga Endrit Zogaj 29.03.2023 14:26 Ish-trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson dhe ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger më 29 mars u bënë trajnerët e parë që futën në Hall Of Fame të Premier Ligës, shoqatë që nderon futbollistët dhe menaxherët të cilët kanë kontribuar me vite për elitën e futbollit anglez. Ferguson, është trajneri më i suksesshëm në historinë e Premierligës, duke e udhëhequr Manchester Unitedin drejt 13 titujve, ndërsa Wenger e fitoi kompeticionin tre herë me Arsenalin, duke përfshirë ecurinë fantastike në sezonin 2003/04 që e mbylli pa asnjë humbje. Ferguson, i cili drejtoi United për më shumë se 26 vjet, fitoi titullin inaugurues të Premier League në 1992/93 për t’i dhënë “Djajve të Kuq” suksesin e parë në ligë që nga viti 1967.
Futboll Një “Perandor” i ri ka lindur në botën e futbollit, ai është djali i Adrianos nga Emanuell SYLA 17/04/2023