Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sipas Kremlinit, akuzat që Rusia po punon për rizgjedhjen e Trumpit janë të rreme

NULL NULL
21.02.2020 13:14

Kremlini njoftoi sot se pretendimet e inteligjencës amerikane se Rusia po ndërhyn në fushatën zgjedhore të vitit 2020 dhe se ajo kërkon të rrisë shanset e rizgjedhjes së Presidentit Donald Trump janë të rreme dhe rezultat i paranojës.

“Këto janë njoftime  paranoike të cilat, për fat të keq, do të shumohen kur i afrohemi zgjedhjeve (SH.B.A.)”, iu tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Ato nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.