Sipas Arifit, falë Ramës, Shqipëria s’ka pasur kurrë politikë të jashtme më të faktorizuar (VIDEO) NULL NULL 19.06.2025 22:27 19.06.2025 22:27 Analisti Avni Arifi ka thënë se Shqipëria, politikën e jashtme nuk e ka pasur kurrë më të faktorizuar sesa në kohën e Edi Ramës. Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai u shpreh se Shqipëria është më e respektuar, dhe është bërë adresë pasi sipas tij, Rama ka bërë ndryshim imazhi. “Te politika e jashtme, mundem me thënë se Shqipëria nuk e ka pasur kurrë politikën e jashtme më të faktorizuar sesa në kohën e Edi Ramës. Ma e respektuar, Shqipëria është adresë dhe ka bërë një ndryshim të imazhit. Shohim Ramën në Uashington, nesër në Bruksel, pastaj tek Erdogani, dmth është i pranuar. Po shihet si faktor në politikën ndërkombëtare. Çka ka arrit Shqipëria në krahasim me Kosovën është se ka arritur të bëjë një funksionalizim institucional të politikës së jashtme”. “Shqipëria çdo kush do me shku atje, çdo dy vjet e sheh aeroportin e Shqipërisë duke u zgjeruar, kosovarët shkojnë fluturojnë nga Tirana sepse ne këto vija fluturime i kemi që 15 vjet. Edi Rama me të vërtetë nuk është lideri më i mirë. Asnjë parti politike nuk ka mundur të ndërtojë frymë fitoreje në Shqipëri. Kurtit nuk i kanë rënë votat për shkak se ka bërë cenim të demokracisë, por njerëzve nuk po iu rregullohet jeta, nuk ka zhvillim. Me projekte madhore do t’i kishte edhe 70 për qind, këtu nuk po ndodh asgjë, krejt janë veç fjalë. Kurti del në televizion dhe thotë nuk ka të papunë në Kosovë, dhe njerëzit thonë: “ku po jetojmë?”, deklaroi Arifi, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.