Sinner shtang kampionin në fuqi, kalon në finale të “Miami Open” NULL NULL 01.04.2023 08:00 01.04.2023 08:00 Tenisti Jannik Sinner të premten mbrëma në gjysmëfinalet e Miami Open, mposhti kampionin në fuqi, Charlos Alcarazin 6-7 (5), 6-4 , 6-2 në një thriller tre-orësh. Sinner i dha fund serisë së fitoreve të Alcaraz në 10 ndeshje përpara një turme të mbushur plot në “Hard Rock Stadium”. Loja e fortë e qëndrueshme e Sinnerit, ndikoi që ta mposht Alcarazin, i cili dukej se ishte në ngërç në fillim të setit të tretë vendimtar, ndërsa ai gjithashtu u përball me një dëmtim të dukshëm të gishtit. Ai do të humbasë renditjen numër 1 nga Novak Gjokoviq. Sinner, 21-vjeçari që e shijoi finalen e Miami Open vitin e kaluar, por nuk e ka kaluar çerekfinalen e një majori, do të përballet me Daniil Medvedev nga Rusia në finale të dielën. Medvedev e ka mposhtur Sinnerin në të pesë takimet. /Klankosova.tv. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.