Sinner gjysmëfinalisti i parë i “Miami Open” NULL NULL nga Shpend Spahija 30.03.2023 08:45 nga Shpend Spahija 30.03.2023 08:45 Në çerekfinale të “Miami Open”, Jannik Sinner arriti të fitojë ndaj Emiil Ruusuvuori me rezultatin 0-2 në sete. Përveç fillimit të setit të parë, italiani ishte dominues ndaj finlandezit në pjesën tjetër të ndeshjes. Setin e parë e mbylli me shifrat 3-6, ndërsa të dytin 1-6, për ta përfunduar duelin për 1 orë e 16 minuta. 21 vjeçari në 4 ndeshjet që i ka zhvilluar deri më tani në “Miami Open”, nuk e ka humbur asnjë set. Kjo ishte hera e tretë me radhë që Sinner e eliminon Ruusuvuorin nga “Miami Open” dhe hera e dytë që siguron gjysmëfinalen e këtij turneu në karrierën e tij. Me 21 vjet dhe 225 ditë, bëhet italiani i dytë pas Fabio Fogninit që i arrinë tre gjysmëfinale të mastersit në tenis që nga viti 1990. Sinner në gjysmëfinale të garës do të ballafaqohet me fituesin e duelit Alcaraz-Fritz, që zhvillohet në mëngjesin e së premtes me kohën tonë lokale.