Sindikata e Sektorit Privat kërkon financim të pagave për punëtorët teknik në QKUK dhe në QKMF-ja NULL NULL 05.08.2020 15:11 05.08.2020 15:11 Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon nga kryeministri Avdullah Hoti, nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami dhe nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj që të të gjithë punëtorëve teknik që punojnë në Qendrën Klinike Universitare te Kosovës dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare më detajisht punëtorëve të higjienës dhe punëtorëve të sigurimit fizik tu vazhdohet mbështetja financiare. “Punëtorët e sektorit privat në përgjithësi janë në gjendje të rëndë , duke u nisur nga mos implementimi I ligjit të punës , marrëveshjes kolektive dhe ligjeve tjera qe kane te bëjnë me pozitën e punëtorëve të këtij sektori ,si dhe duke u nisur nga mos lëvizja e pagës minimale për 10 vjet rresht”. “Mirëpo në ketë situate pandemie sindikata e pavarur e sektorit privat të Kosovës kërkon që të gjithë punëtorëve teknik që punojnë në Qendrën Klinike Universitare te Kosovës dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare më detajisht punëtorëve të higjienës dhe punëtorëve të sigurimit fizik tu vazhdohet mbështetja financiarë edhe për muajt qershor dhe korrik me nga 300 euro pasi që kjo kategori e punëtorëve është direkt e rrezikuar nga pandemia COVID-19 kur dihet se këta punëtor janë të parët që ballafaqohen me pacientet e infektuar”, thuhet në reagimin e SPSPK-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë