Sindikata e infermierëve sot proteston për mos ekzekutimin e shtesave

Sindikata e infermierëve sot proteston për mos ekzekutimin e shtesave

1 javë më parë

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë të Kosovës, sot do të mbajnë protestë para Klinikës së Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Kjo protestë vjen si kundërshtim ndaj Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me inicimin e procedimit të Ligjit për Paga, respektivisht koeficientin 3.2, rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, pagesën e rrezikshmërisë në punë, pagesën e orëve shtesë dhe ekzekutimin e shtesave mbi pagë prej 300€, i cili sipas këtyre sindikatave është premtim i Qeverisë.

Në njoftimin e sindikatës thuhet se pas takimit me Këshillin Organizativ për protesta, i cili këshill përmes nënshkrimeve morri mbështetjen e mbi 700 infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor brenda SHSKUK/QKUK-së, në mënyrë unanime që sot të mbahet protesta nga ora 12:00.

“Gjithashtu i sigurojmë qytetarët që në asnjë moment nuk do mbesin pa kujdesin infermieror ashtu si deri më tani duke pas parasysh misionin human të infemrierit si dhe duke u bazuar në ligjet e Republikës së Kosovës të cilat kërkojnë sigurimin e kujdesit minimal”.

“Në rast se edhe këtë herë nuk do ketë reflektim nga ana e institucioneve, Sindikata e Infermierëve të Kosovë në mbledhjen e radhës së kryesisë së Sindikatës së bashku me Këshillin Organizativ, do të koordinohet për masavetjera sindikale të bazuara në Ligjin mbi Organizimin Sindikal, masa të cilat do jenë më radikale”, thuhet në njoftim.