Sindikalistët kërkojnë takim urgjent me Konjufcën, Haradinajn dhe Jasharin për buxhetin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sindikalistët kërkojnë takim urgjent me Konjufcën, Haradinajn dhe Jasharin për buxhetin

NULL NULL
14/01/2020

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ajo e Shëndetësisë dhe e Policisë kërkojnë takim urgjent me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj dhe Avokatin e Popullit Hilmi Jashari.

Këto Sindikata kërkojnë nga kryeministri në detyrë që ta dërgojnë në Kuvend Projektligjin për Buxhet për vitin 2020 me qëllim të shmangies së trazirave sociale, thuhet në komunikatë, njofton Klan Kosova.

Kjo është komunikata e plotë e sindikalistëve:

Në takimin e përbashkët në mes Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Federatës Sindikale të Shëndetësisë (FSSHK) dhe Sindikatës së Policisë (SPK) duke parë rrethanat aktuale në te cilat ndodhemi, paraqesim brengen tonë për përkeqësimin e mirëqenies
sociale të anëtarësisë tonë dhe në kuadër te saj njoftojmë opinionin e gjere se kërkojmë takim urgjent me Kryeparlamentarin z. Glauk Konjufca, Kryeministrin ne detyre z.Ramush Haradinaj dhe Avokatin e popullit z.Hilmi Jashari.

Të tri sindikatat nga Kryeministri në detyrë kërkojnë që ta dërgoj ne Parlamentin e Kosovës Projektligjin për buxhet për vitin 2020 me qëllim të shmangies së trazirave sociale. Ndërsa nga Kryeparlamentari kërkojmë që të ndërmarr hapa ligjor parlamentarë për aprovimin e buxhetit me
kohë.

Avokatit të popullit i drejtohemi me kërkesën e thjesht që të procedoj kërkesat e sindikatave të punëtoreve të sistemit publik, në lidhje me revokimin e vendimit për masën e përkohshme për pezullimin e Ligjit të pagave.

E giithë kjo bëhet në përpjekje të ruajtjes se qetësisë sociale në Republikën e Kosovës.