Sinani: Rreshtimi i Serbisë me Evropën të vlerësohet edhe me të drejtat e minoriteteve NULL NULL 09.05.2023 14:18 09.05.2023 14:18 Ministrat e Qeverisë së Serbisë po mbajnë manifestime të përbashkëta me zyrtarë lokalë rusë, në Ditën e Evropës. Kështu po thotë këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës, për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, megjithatë shprehet se kjo nuk është vetëm, ajo çfarë e karakterizon Serbinë e sotme në këtë ditë, përcjell klankosova.tv. Ajo thotë se Serbia sërish shtyp të drejtat ndaj Luginës së Preshevës dhe shqiptarëve atje, ndaj kërkon që rreshtimi i Beogradit zyrtar me Evropën të vlerësohet edhe me demokracinë e brendshme. ” Rreshtimi i Serbisë me Evropën të vlerësohet edhe me demokracinë e brendshme dhe të drejtat e minoriteteve Në Serbinë e sotme, Dita e Evropës, 9 maji, ka veçantinë e saj jo vetëm me pjesëmarrjen e sotme të ministrave të Qeverisë së Serbisë në manifestime të përbashkëta me zyrtarët lokal rus, ku jehon parulla: “Rroftë Putini!”. Serbia po rrëshqet drejt institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes ndaj pakicave, revizionizmit historik dhe mohimit të krimeve të luftës. Siç u dëshmua së fundi, çdo ditë e më shumë po ulet mbështetja për Bashkimin Evropian në Serbi. Perëndimi nuk duhet të gabojë për të pranuar vende të reja që nuk janë demokratike. BE-së nuk i duhet një kali të trojes rus brenda saj. Dita e Evropës në Serbinë e sotme karakterizohet me mungesën e demokracisë dhe respektimit të të drejtave të minoriteteve, sipas vlerave evropiane. BE-së nuk i duhet një Serbi që shkel të drejtat e pakicave. E këtu veçohet shtypja e diskriminimi shtetëror ndaj Luginës së Preshevës dhe shqiptarëve në Serbi. Pa përmirësimin e të drejtave nuk mund të ketë normalizim të marëdhënjeve Kosovë-Serbi. Pa përmirësime në këto drejtime, Serbia vetëm ambicien deklarative zyrtare mund ta ketë evropiane. Urime Dita e Evropës!” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Paçarizi: Deklarata e ministrit Aliu kriminale, duhet të kërkojë falje ose të japë dorëheqje (VIDEO) 2 days