Simptomat më të hershme që zbulojnë se diçka nuk është në rregull me veshkat tuaja NULL NULL 01.02.2023 12:04 01.02.2023 12:04 Veshkat janë organe në trup, funksioni i duhur i të cilave është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm të organizmit tonë. Përkatësisht, ato kanë për detyrë të filtrojnë gjakun, i cili kthehet në trup i pastruar. Uji i tepërt dhe shumë substanca të mbeturinave nga gjaku largohen nga trupi përmes urinës, dhe kështu trupi ynë detoksifikohet dhe çlirohet nga të gjitha substancat e dëmshme që nuk i nevojiten. Sipas WebMD, kur veshkat tona dëmtohen, produktet e mbeturinave dhe lëngjet mund të fillojnë të grumbullohen në trupin tonë. Pa trajtim, dëmtimi mund të përkeqësohet dhe veshkat përfundimisht mund të ndalojnë së punuari. Është një gjendje e rëndë që mund të jetë kërcënuese për jetën, raporton Index.hr, transmeton Klankosova.tv. Megjithatë, mjekët theksojnë se ka simptoma të hershme që mund të tregojnë se diçka nuk është në rregull me veshkat tuaja. Ato janë si më poshtë: lodhje probleme me gjumin kruarje e lëkurës fytyrë ose këmbë të fryrë ngërçet e muskujve gulçim probleme me përqendrimin oreks i dobët erë e keqe urinë me shkumë, të errët ose me gjak. Secila nga këto simptoma, shpjegojnë mjekët, mund të jetë rezultat i dobësimit të funksionit të veshkave. të cilat, nëse nuk vërehen dhe trajtohen në kohë, mund të çojnë në pasoja të rënda, kërcënuese për jetën, transmeton Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Studim: Injeksionet kontraceptive rrisin në pesëfish rrezikun e tumoreve të trurit 42 minuta më parë