Simptoma e pazakontë e kolesterolit të lartë, shfaqet në gishtat e këmbëve NULL NULL 14.05.2023 14:17 14.05.2023 14:17 Kolesteroli i lartë mund të çojë në një sërë problemesh shëndetësore dhe nëse nuk trajtohet, kjo gjendje rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut si sulmi në zemër, goditje në tru dhe demencë vaskulare. Kryesisht ndodh për shkak të konsumimit të tepërt të ushqimeve yndyrore, ushtrimeve të pamjaftueshme, mbipeshës, pirjes së duhanit dhe alkoolit, por ndonjëherë shkaku i kolesterolit të ngritur mund të jetë edhe gjenetika. Megjithëse ka simptoma të caktuara që mund të tregojnë qartë një nivel të lartë të kolesterolit në gjak, shumica dërrmuese e njerëzve nuk marrin një diagnozë derisa ta kenë bërë analizën e gjakut. Megjithatë, ka disa shenja që zbulojnë mundësinë e kolesterolit të ngritur dhe ato janë të dukshme në këmbë, raporton Index.hr, transmeton Klankosova.tv. Thonjtë e brishtë të këmbëve ose thonjtë që rriten shumë ngadalë mund të tregojnë gjithashtu nivele të larta të kolesterolit në gjak. Përveç kësaj, thonjtë e brishtë mund të ndihmojnë gjithashtu në identifikimin e sëmundjes arteriale periferike (PAD), një gjendje e shkaktuar nga grumbullimi i depozitave yndyrore brenda arterieve tona, të cilat shpesh shfaqen në këmbë. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Ushqimet që mund të lehtësojnë dhimbjen e kokës, të ftohtit ose ngërçet e muskujve 17/04/2023
Shëndet Ilaçet për HIV gjatë shtatzënisë lidhen me rrezik më të lartë për vonesa në zhvillimin e fëmijës 17/04/2023