Simptoma e Omicron që mund t'ju ndihmojë të parashikoni infeksionin para testimit - Klan Kosova

Simptoma e Omicron që mund t’ju ndihmojë të parashikoni infeksionin para testimit

NULL NULL
4 months më parë

Ekspertët anglezë po paralajmërojnë publikun për simptomat e reja të koronavirusit që mund të nënkuptojnë se ju jeni infektuar me Omicron.

Hulumtimet kanë sugjeruar se dhimbja e fytit është simptoma e parë që ndjehet kur infektoheni. Komisioneri i Departamentit të Shëndetit Publik të Çikagos, Dr Allison Arwady, tha se dhimbja e fytit është simptoma më e zakonshme për parashikimin e një testi pozitiv për virusin korona, duke sugjeruar që duhet të qëndroni në shtëpi nëse keni një të tillë.

Simptomat më të zakonshme të Covid-it janë rrjedhja e hundës, dhimbja e kokës, lodhja, erë e ndryshuar dhe oreksi i ulët.

Dhimbja e veshit është vërejtur si një simptomë e rregullt për njerëzit që rezultojnë pozitivë për variantin, veçanërisht nga ata që janë vaksinuar.

Dhimbjet e pazakonta të kyçeve i janë shtuar gjithashtu listës së simptomave të zakonshme, me më pak raste që raportojnë ndjenjën e dobësisë dhe humbjen e erës, shkruan Thesun, transmeton Klankosova.tv.

Zyra për Statistikat Kombëtare zbuloi gjithashtu tre simptomat kryesore që ata kanë parë se janë raportuar, kollë, lodhje dhe dhimbje koke.

NHS gjithashtu rendit ende kollën e vazhdueshme, humbjen e shijes dhe nuhatjes, si dhe temperaturën e lartë si shenjat kryesore të COVID-19.

Njerëzit kanë regjistruar se si ndihen përpara dhe pas testimit pozitiv në aplikacionin “ZOE Covid Simptom Study”, i cili i ka ndihmuar shkencëtarët të identifikojnë se si virusi ka ndryshuar dhe se si po ndikon në britanikët e vaksinuar.

Derisa raporti i parë zyrtar në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se rreziku i shtrimit në spital nga Omicron është 50 deri në 70 përqind më i ulët se sa me variantin Delta.