Simptoma e heshtur e kancerit që mund ta dalloni në thonjtë tuaj NULL NULL 10.04.2023 17:55 10.04.2023 17:55 Sipas Akademisë Amerikane të Shoqatës së Dermatologjisë (AAD), është shumë e rëndësishme që t’i kontrolloni thonjtë tuaj. Melanoma është kanceri i pestë më i zakonshëm në Mbretërinë e Bashkuar, sipas Cancer Research UK. Megjithëse është e rrallë që kanceri i lëkurës, përfshirë melanomën, të zhvillohet nën dhe rreth thonjve tuaj të duarve dhe këmbëve, kjo ndodh. Ka tendencë të jetë më e zakonshme tek njerëzit më të moshuar, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. Ka shumë të ngjarë që kjo simptomë të shfaqet në gishtin e madh të dorës ose këmbës suaj, dhe sipas AAD-së, kur lëkura rreth thonjve tuaj bëhet më e errët, kjo mund të jetë një shenjë e melanomës së avancuar. Ata gjithashtu kanë këshilluar që t’i kushtoni vëmendje nëse vëreni ndonjë gungë nën thonjtë tuaj. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.