Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Simeone: Lojtarët që bëjnë seks vetëm katër herë në muaj s’mund të luajnë në ekipin tim

NULL NULL
03.06.2023 12:00
Diego Simeone

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka bërë shaka, duke thënë se lojtarët që bëjnë seks vetëm katër herë në muaj nuk mund të luajnë në ekipin e tij.

Ai ka pasur shumë sukses që kur e mori drejtimin e klubit, dhe me sa duket ka zbuluar një nga sekretet e jetëgjatësisë së tij.

Gjatë një interviste për Cadena Cope, Simeone iu përgjigj pyetjeve të zakonshme të detyrueshme për të ardhmen e tij.

Por, gjërat u bënë vërtet interesante kur një prezantues përmendi një studim që pretendon se një spanjoll bën seks mesatarisht 56 herë në vit.

Duke iu përgjigjur studimit, Simeone tha: “Sa? 56, 56 në vit. Sa herë në muaj? Katër herë në muaj? Katër herë në muaj jo. Me katër herë në muaj nuk mund të luash në ekipin tim”.

Shakaja e Simeones shkaktoi shumë të qeshura në studio, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Argjentinasi foli edhe për aktivitetin e tij seksual, duke thënë “15 herë në muaj? Nuk do të them, por kemi një mesatare të mirë”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.