Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Silvio Berlusconi do t’i rikthehet politikës pas nëntë vjetëve

NULL NULL
10.08.2022 22:55

Ish-kryeministri i Italisë në tri mandate, Silvio Berlusconi, ka konfirmuar se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të 25 shtatorit në Itali.

Biznesmeni është shprehur për radion Rai Italia se po e merr këtë vendim për të rikandiduar pas kërkesave të shumta që i kanë bërë qytetarët. Partia e qendrës së djathtë Forza Italia, e kryesuar nga Berlusconi, ndihmoi në rrëzimin e kryeministrit Draghi, pasi tërhoqi mbështetjen e saj.

Rikthimi i kandidaturës së Berlusconit vjen pas ndëshkimit që ai mori në vitin 2013, për të mos kandiduar në zgjedhjet e përgjithshme për 6 vjet pas akuzave për mashtrim tatimor.

Partia e Berlusconit bën pjesë në koalicionin e krahut të djathtë. Ky koalicion kryesohet nga vëllezërit post-fashistë të Italisë, me në krye Xhorxhia Meloni. Biznesmeni italian ka bërë thirrje që votuesit të votojnë partinë Forza Italia, që ajo të dalë forcë e parë në koalicion dhe ka hedhur poshtë zërat se ai shqetësohet nëse diçka e tillë nuk ndodh.

Berlusconi është shprehur i bindur se nëse partia e Xhorxhia Melonit merr shumicën e votave dhe ajo bëhet kryeministre, atëherë ajo do të mund t’ia dalë me detyrën e vështirë./tvklan

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.