Silva: Duhet ta mposhtim Arsenalin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Silva: Duhet ta mposhtim Arsenalin

NULL NULL
18/12/2015
Skuadra e Manuel Pellegrinit udhëton në Londër për t’u përballur të Gunners në Emirate Stadium dhe spanjolli e ka theksuar rëndësinë e një rezultati pozitiv nga kjo ndeshje.

David Silva ka thënë se është shumë me rëndësi që Manchester City ta mposhtë Arsenalin këtë xhiro.

City përballet me Gunners të hënën në tempullin e londinezëve.

Manchester City është në pozitën e tretë në Premierligë, me Leicester City që vazhdon të jetë në krye dhe rivalin e kësaj xhiroje në pozitën e dytë, ndaj Silva ka thënë se kjo ndeshje ka shumë rëndësi në luftën për titull.

“Është me rëndësi të madhe mposhtja e Arsenalit, si rival direkt”.

“Do të ishte mrekulli nëse do ta mundnim”.

“Normalisht që do të jetë e vështirë, pasi e kemi parë duke mposhtur skuadra njërën pas tjetrës. Prandaj fitorja është shumë me rëndësi”.

klankosova.tv