Në Galerinë Kombëtare të Kosovës, sonte prezantohet “Silent Polyglot” instalacion nga Stephanie Rizaj që ndërthur objekte të gjetura, skulpturë dhe tekstil.
Përmes një koleksioni etiketash të veshjeve dhe mënyrës së ekspozimit të tyre, instalacioni hap një lexim kritik mbi sistemet globale të prodhimit, identitetit, migrimin dhe konsumin.
Në praktikën e saj artistike, Rizaj eksploron mënyrën se si objektet e përditshme bartin histori të shpërnguljes nëpër kontinente. Punët e saj krijojnë një hapësirë ku kuptimi dhe vlera nuk janë fikse, por ndryshojnë vazhdimisht.
Brenda galerisë, elementet tekstile të varura dhe etiketat e transformuara ndryshojnë perceptimin hapësinor, duke vënë në pah marrëdhënien ndërmjet estetikës, tregut dhe qarkullimit global të objekteve.
Ky instalacion i kuruar nga Vanessa Joan Müller do të qëndrojë i hapur deri më 19.07.2026./Klankosova.tv.●●●
SSHKRIMI NGA
Sh.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.