“Sikur të isha vaksinuar”, fjalët e fundit të pacientit që vdiq nga COVID-19

“Sikur të isha vaksinuar”, fjalët e fundit të pacientit që vdiq nga COVID-19

NULL NULL
2 months më parë

Fjalët e fundit të një njeriu që po vdiste nga COVID-19 ishin për keqardhjen që nuk u vaksinua.

Glenn Barrett, 51 vjeç, vdiq javën e kaluar pasi luftoi me virusin për tri javë, njofton Klan Kosova.

Ai kishte qenë me një grup shokësh duke shikuar Anglinë në Euro 2020, ku rreth shtatë persona dolën pozitivë.

Familja e tij tregoi se ai nuk ishte vaksinuar dhe fjalët e tij të fundit që ua tha infermierëve dhe mjekëve ishin “sikur të isha vaksinuar”, para se të vihej në koma të detyruar.

Kushëriri i Glenn, Ken Meech, i bëri thirre britanikëve që të marrin vaksinën, raporton The Sun, transmeton Klankosova.tv.

“Ai ishte shumë i guximshëm. Luftoi deri në fund me COVID-19 për tre javë dhe vdiq përderisa nëna po e mbante në krahë”.

“Për të gjithë miqtë dhe familjen time, jini shumë të kujdesshëm dhe mbrohuni sepse ky virus nuk po zhduket”, tha ai.