Sigurimi, problem për mërgimtarët NULL NULL 07.05.2015 08:46 07.05.2015 08:46 Pagesa e sigurimit kufitar mbetet shqetësim për bashkëatdhetarët. Për këtë çështe, edhe ministri i Diasporës, Valon Murati, ka kërkuar gjetjen e një zgjidhjeje kalimtare deri më 1 korrik. Pagesa e sigurimit kufitar vazhdon të mbetet shqetësimi kryesor i mërgimtarëve me rastin e vizitave të tyre në vendlindje. Për këtë problematikë ministri i Diasporës, Valon Murati, ka kërkuar gjetjen e një zgjidhjeje kalimtare deri më 1 korrik, derisa Kosova të bëhet pjesë e OKB-së. Ndërkaq, kryeministri Isa Mustafa është zotuar se javën tjetër, së bashku me disa ministra, do ta shikojnë mundësinë e rregullimit të kësaj çështjeje. Nga ana tjetër, ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, ka theksuar se Kosova është duke tentuar ta bëjë një zgjidhje për këtë çështje në procesin e dialogut në Bruksel, raporton Epoka e re. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 22 orë më parë