Siguria e zgjedhjeve: Votimet s’kërcënohen, ka mjaft policë (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 19.04.2023 20:22 nga Flamur Gajtani 19.04.2023 20:22 Votimet janë të jashtëzakonshme, por jo edhe situata e sigurisë. Pavarësisht që të dielën zhvillohen zgjedhjet për kryetar të 4 komunave në veri, e të cilat i bojkotoi Lista Serbe, profesor i lëndëve të sigurisë Besnik Fetahu po vlerëson se ekzistojnë kushtet që zgjedhjet të mbahen, pavarësisht se mund të ketë kërcënime. Brishtësia e sigurisë u shtua pas dorëheqjes së policëve në veri, por kjo për Rrahman Sylejmanim si ish-udhëheqës i policisë në veri, nuk do lë zbrazëtira më 23 prill, meqë zakonisht PK-ja bën plane operative shumë kohë më herët. Më të lehtësuar për sigurinë atje janë opozita. Për AAK-në veç tjerash rrezikun e minon prezenca e faktorit ndërkombëtar dhe misionit paqeruajtës të KFOR-it. Gjendja në veri u acarua së fundmi, pasi grupet kriminale dogjën disa vetura në shenjë pakënaqësie. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.