Sigal Prishtina triumfon ndaj Bashkimit NULL NULL 14.12.2019 18:52 14.12.2019 18:52 Sigal Prishtina ka mundur Bashkimin me rezultat bindës 120:59 (31:14, 28:17, 25:16, 36:12) në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Vendasit e nisën ndeshjen më mirë nga fillimi, duke qenë më të mirë në çerekun e parë, që e fituan me rezultat 31:14, transmeton Klan Kosova. Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, duke e fituar edhe këtë pjesë 28:17, për të shkuar në pushim me rezultat 59:31. Edhe në periodën e tretë, kryeqytetasit ishin më të mirë, për të fituar 25:16, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 84:47. Në dhjetëminutëshin e fundit trajnerët u dhanë hapësirë lojtarëve që kishin më pak minuta, derisa Sigal Prishtina triumfoi në fund me rezultat 120:59. Më të dalluarit te Sigal Prishtina ishin Divine Myles me 24 pikë e 11 kërcime, Fisnik Rugova me 21 pikë e gjashtë kërcime dhe Meriton Ismaili me 20 e pesë kërcime, kurse te Bashkimi më i miri ishte Corey Ross me 17 pikë. Sigal Prishtina tani ka 12 fitore dhe tri humbje, kurse Bashkimi 11 fitore dhe katër humbje. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.