Sigal Prishtina rikthehet në Ballkan Ligë, ndeshjen e sotme kundër Plovdivit mund ta ndiçni në Artmotion

Sigal Prishtina rikthehet në Ballkan Ligë, ndeshjen e sotme kundër Plovdivit mund ta ndiçni në Artmotion

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 7 days më parë

Sonte fillon gara atraktive dhe interesante e Ballkan Ligës, aty ku luajnë disa prej skuadrave më të mira të rajonit teksa këtë sezon pjesmarrëse pas 4 viteve mungesë do të jetë edhe Sigal Prishtina, skuadër kjo e cila në të kaluarën ka fituar dy herë këtë kompeticion.

Prishtina sonte nis aventurën e saj ballkanike me një ndeshje ndaj skuadrës e cila u pozicionua sezonin e kaluar në vendin e pestë të Superligës bullgare, Akademikut të Plovdivit. Kjo ndeshje zhvillohet sonte me fillim nga ora 19:00 teksa nga “Pallati i Rinisë dhe Sporteve” vjen drejtpërdrejt në Art Sport 1 nën komentimin e Agon Fehmiut.

Sigal Prishtina këtë sezon në Artmotion Superligë e ka nisur me 3 fitore dhe 2 disfata teksa nga ana tjetër skuadra nga Plodvivi në divizionin elitar bullgar ka marrë 1 humbje në ndeshjen debutuese të luajtur në vikendin që lamë pas.

Plovdivi vjen në Ballkan Ligë pas eleminimit nga Iraklis në FIBA Europe Cup. Dy skuadrat bëjnë pjesë në Grupin B së bashku me Ironi Nahariya, TFT Skopje, Beroe dhe Ibar Rozaje.

Prishtina, 5-shja e mundshme startuese:

Burke, Palokaj, Janjeva, Zeqiri, Tomsick

Academic Plovdiv, 5-shja e mundshme startuese:

Titkov, Georgiev, Freimans, Gugino, Besovic