Sigal Prishtina-Peja ndeshen sonte NULL NULL 10/05/2015 10/05/2015 Pjesa më e “nxehtë” e ETC Superliga e Kosovës në basketboll, do të nis sonte. Dy skuadrat më të mëdha në vendin tonë, Sigal Prishtina dhe Peja, do të përballen sonte në kryeqytet në ndeshjen e parë finale të play-offit. Kryeqytetasit të motivuar maksimalisht pas suksesit në Ligën Ballkanike, tani janë të fokusuar që ta fitojnë edhe titullin e kampionit. Ballafaqimet mes këtyre dy skuadrave të mëdha në vendin tonë, gjithnjë janë përshkruar më lojë të fortë e dramatike deri në fund të ndeshjes. Një ndeshje e tillë e fortë pritet të luhet edhe sonte. Ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Pejës nis në orën 20:30.
Kosova Një muaj paraburgim të dyshuarit që iu gjetën 27 kilogramë kanabis në Mramor 17 minuta më parë