Sigal Prishtina fiton me 20 pikë epërsi ndaj Yllit NULL NULL 28.02.2023 21:12 28.02.2023 21:12 Plot 20 pikë. Kaq ishte epërsia e fitores së Sigal Prishtinës ndaj Golden Eagle Yllit. Ekipi i Ahmet Kandemir, dominoi thuajse krejtësisht derbin e Prince Caffe Superligës dhe triumfoi me rezultat 74 me 54. Kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme për të dyja palët në luftë për titullin e kampionit. Basketbollisti më i mirë për ekipin e kryeqytetit ishte Dardan Berisha me 27 pikë, kurse te mysafirët Chris Harris me nëntë pikë e tetë kërcime. Sigal Prishtina por edhe Golden Eagle Ylli, i kanë nga 17 fitore e gjashtë humbje. /Klankosova.tv