Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sibel Halimi: Alarmuese implikimi i kryeministrit, në rastin e provave të Astrit Deharit

NULL NULL
16.02.2023 12:41
Sibel Halimi
Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar rreth deklaratave të deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazit, rreth rastit të Astrit Deharit.

”Në këtë kohë, kur Kosova është duke u ballafaquar me kriza të ndryshme e pa asnjë veprim konkret në zgjidhjen e tyre nga ana e qeverisë, është tepër shqetësuese se si deputeti i partisë në pushtet sot na del me informata tronditëse. Posaçërisht është alarmuese edhe implikimi i vet kryeministrit të vendit në rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.
Ndaj, kërkojmë urgjentisht veprimin e menjëhershëm të Prokurorisë në hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës, rasti i tillë i ndjeshëm nuk duhet të mbetet i izoluar nga makineria propagandistike ashtu siç edhe dinë ta bëjnë kjo parti”.

Ngjashëm ka reaguar edhe Jehona Lushaku nga ky subjekt, e cila tha se është e trishtueshme dhe kriminale që të mos ketë përgjigjje e përgjegjësi të dhënë deri tani për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, transmeton klankosova.tv.

”Jo vetëm të paaftë!
Nga një deputet i pushtetit, Haki Abazi, sot dëgjuam për skenar të llahtarshëm të shkatërrimit të mostrave të Astrit Deharit, ‘për të cilin dijnë Ministrja e Drejtësisë, Kryeministri dhe ka dëshmi’. Ky supozim kërkon përgjigjje të menjëhershme me dokumentime nga qeveria, por edhe hetime gjithsesi. Është e trishtueshme dhe kriminale që të mos ketë përgjigjje e përgjegjësi të dhënë deri tani për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit!
Aspak më tragjike nuk ishte konstatimi i deputetit Abazi për mungesen e luftimit të korrupsionit dhe dialogun me Serbine; kauzat kryesore për të cilat partia në pushtet ka fituar përkrahjen popullore. Kjo edhe njëherë vërteton sorollatjen e kësaj qeverie me fjalë boshe pa asnjë vision në dëm të Kosovës.
Për shkatërrimin e miqësive ndërkombëtare, s’kishte nevojë të konstatonte Abazi, sepse këtë e kanë vërtetuar deklaratat e njëpasnjëshme të shteteve mike publikisht e zyrtarisht.
Dhe në fund, qeverisja e Vetëvendosjes u definua nga Abazi me dy togfjalësha: Ngulfatje e demokracisë së brendshme dhe kontrollë nga persona të caktuar nga lidershipi. Çdo qeverisje e brendshme partiake tregon edhe mënyrën e qeverisjes në pushtet.
Fatkeqësisht, nga gjithë kjo katrahurë ndodhishë, kjo qeveri dëshmon se nuk është vetëm e paaftë, por skajshmërisht e dëmshme për Kosovën. Fatkeqesisht dëshira e votuesve për ndryshim, solli diktaturë me votë”.

 

Haki Abazi për rastin Dehari: Prokuroria t’i merr në pyetje kryeministrin Kurti e ministren Haxhiu

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.