Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si u vranë e zhdukën 130 mijë persona në luftërat e ish-Jugosllavisë?

NULL NULL
14.12.2015 08:58

Me rastin e ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Koalicioni për KOMRA prezanton rsot ezultatet e hulumtimit të viktimave dhe rrethanave të vdekjes të së paku 130.000 njerëzve të vrarë/zhdukur në luftërat dhe në lidhje me to në territorin e dikurshëm të ish-Jugosllavisë, si dhe kampet e përqendrimit dhe objektet tjera të robërimit, në të cilat disa dhjetëra mijëra njerëz janë mbajtur në kundërshtim me arsyet që i përcakton e drejta ndërkombëtare humanitare.

Prezantimet do të mbahen në Sarajevë, Prishtinë, Zagreb dhe Beograd.

“Dokumentimi i krimeve të luftës dhe objekteve të mbajtjes ka për qëllim që të kontribuojë në themelimin e Komisionit zyrtar rajonal për përcaktimin e fakteve mbi krimet e luftës, me mandat që të regjistrojë të gjitha viktimat e luftës, përcaktojë rrethanat e vdekjes, përpilojë regjistrin e të gjitha objekteve të mbajtjes dhe dokumentojë rastet e torturës, vrasjeve dhe shkeljeve tjera të rënda të drejtave të robërve të luftës”.

“Në këtë mënyrë, organizatat – Shoqata për Drejtësi Tranzicionale, Përgjegjësi dhe Kujtim në B e H (TPOS), Qendra për Demokraci dhe Drejtësi Tranzicionale (CDTJ), Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH), Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) dhe Dokumenta, të tubuara në Koalicionin për KOMRA, tregojnë gatishmërinë që të kontribuojnë në krijimin e dijes dhe kujtesës mbi atë se çka ka ndodhur në të kaluarën dhe ndihmojnë shteteve që të përmbushin detyrën e tyre historike ndaj viktimave  – njohja publike e secilës viktimë individualisht si garancion për mos përsëritjen e krimeve” bën të ditur koalicioni për KOMRA, transmeton Klan Kosova.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.