Si u inspirua Gwen Stefani nga i dashuri i saj për fustanin në Grammys?

Si u inspirua Gwen Stefani nga i dashuri i saj për fustanin në Grammys?

8 muaj më parë

Gwen Stefani duket se po inspirohet nga mbiemri i të dashurit Blake Shelton për veshjet e saj.

Ish-trajnerja e “Voice” ka shkëlqyer në tapetin e kuq të Grammys 2020 e veshur me një fustan të shkurtër nga Dolce & Gabbana të mbuluar me guaska të bardha.

Ajo e ka theksuar rrokjen e parë në mbiemrin e Shelton – ‘shell’ që në gjuhën shqipe do të thotë guaskë – kur ka folur për inspirimin për veshjen e saj, derisa ka bërë shaka se këngëtari i muzikës country për vite të tëra ka mbledhur guaskat për fustanin e saj.

Çifti e kanë performuar duetin e tyre “Nobody But You” në ceremoninë e të dielës në Staples Center në Los Angeles.

Pavarësisht se gjatë lidhjes së tyre të dashurisë, Stefani dhe Shelton kanë shkruar dhe incizuar disa këngë së bashku duket se ata nuk kanë plane që ta kenë një album të përbashkët.