Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si u harrua shtëpia e Hasan Prishtinës në Vushtrri, flet Nesim Ispahiu (VIDEO)

NULL NULL
25.02.2023 20:02
nesim ispahiu hasan prishtina

Fotografi dhe poeti nga Vushtrria, Nesim Ispahiu, ka qenë i ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova. Ai ka treguar për historinë e shtëpisë së Hasan Prishtinës në Vushtrri, e cila sot nuk ka as një gjurmë.

“Hasan Prishtinën kojshinë e tretë e kemi pasë, 50-100m nuk i kemi pasë larg shtëpitë. Hasan Prishtina kur ka qenë, shtëpinë e ka shit, e kish ble Sabit Begu. Sabit Begu deri vonë me 56’, ’57, ’58, u shpërblye në Turqi. Deri vonë një pjesë të shtëpisë ia shitën kojshisë, një pjesë e shfrytëzuan për dugaja, dhe në fund e prishën krejt shtëpinë. Afër shtëpisë ka qenë Vakufi, një kohë ka qenë edhe si burg aty afër shtëpisë… pastaj e maruan shtëpinë e re dhe më askush nuk e përmend kohën e Hasan Prishtinës. Tani pak shenja ka për shtëpinë e Hasan Prishtinës”, ka treguar ai.

Ndër të tjera, Ispahiu tregon edhe për historinë e shtëpisë së familjarit të Hasan Prishtinës, Zejnullah Begut. Se cili ishte fati i kësaj shtëpie mund ta mësoni në linkun e mëposhtëm.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Emisioni i plotë:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.