Si t’i pastroni mobilet e drurit? NULL NULL 15.06.2019 22:00 15.06.2019 22:00 Pastrimi i shtëpisë ngjallë shumë vështirësi tek njerëzit. Kjo pasi nuk është e lehtë të pastrohen njollat e caktuara e sidomos kur krijohen mbi sipërfaqet e drurit. Tavolina e ngrënies, dollapi, bufeja, gjithmonë do të ketë një njollë që do ju bëjnë nervozë. Kështu për të mos prit efektin e detergjenteve ju mundeni shumë lehtë dhe shpejtë të pastroni drurin. Në një enë duhet të shtoni uthull vere dhe vaj ulliri, të dy lëngjet duhet të kenë masë të barabartë dhe përziejini me një lugë druri. Më pas merrni një peshqir pambuku dhe fërkoni sipërfaqen e drunjtë dhe lëreni të pushojë për një orë. Kaloni sërish një leckë të thatë. Rezultati do të duket menjëherë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.