Si të qetësoni në kushte shtëpie mishrat e gjakosur NULL NULL 17.02.2019 19:00 17.02.2019 19:00 Ndonjëherë gjatë larjes së dhëmbëve, shumica prej nesh preferojmë të lajmë thellë dhëmbët e deri sa të vërejmë disa pika gjaku në lavaman. Por, duhet të dimë se gjakderdhja nga mishrat e dhëmbëve nuk është normale, thotë periodontisti Sally Cram, duke shtuar se në fakt mund të bëhet fjalë për ndonjë sëmundje të mishit të dhëmbëve (gingivitis apo inflamacion i mishrave) që buron nga krijimi i bakterieve dhe pllakës mbi dhëmbët tuaja. Ne ju sjellim disa metoda nw kushte shtwpie se si t’i qetwsoni mishtrat e gjakosur. Nëse simptomat tuaja vazhdojnë pavarësisht nga përdorimi i këtyre përbërësve natyrale në shtëpi,kërkoni ndihmë nga një stomatolog. Sodë buke Bëni një paste duke përdorur ujë dhe sode buke. Masazhoni përzierjen në mishrat e dhëmbëve para se të lani dhëmbët. Alkaliniteti i sodës së bukës ndihmon në neutralizimin e aciditetit të shkaktuar nga bakteret në mishrat e dhëmbëve. Lëng boronicë Boronica përmban anthocyanins dhe acide fenolike, të njohura për fuqinë anti-mikrobike! Pirja e lëngut të boronicës ndihmon në eleminimin e baktereve përgjegjëse për gingivitin apo problemet e tjera me mishrat e dhëmbëve. Aloe Vera Xheli apo lëngu i aloe verës që mund të blihet edhe në dyqan përmban enzima antibakteriale që ndihmojnë dhe përshpejtojnë procesin e shërimit të mishrave të gjakosur të dhëmbëve . Bëni gargar tre herë në ditë me lëngun e aloe verës e do të shihni përmirësime shumë më shpejt nga se keni menduar. Mjaltë Vendosni pak mjaltë në mishrat e gjakosur dhe lëreni për disa minuta. Mjalti ka veti anti-inflamatore dhe anti-bakteriale që ndihmojnë në shërimin e mishrave të gjakosur. Përsëriteni këtë gjë disa herë në ditë Ujë dhe kripë Kripë ka veti antiseptike dhe anti-inflamatore e ndihmon në qetësimin e ënjtjes dhe infeksioneve që shkaktojnë mishrat e gjakderdhjes. Përzieni një apo dy lugë kripë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe bëni gargar të paktën 2-3 herë në ditë. Living *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 19 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 20 orë më parë