Lajmet e fundit

Me uljen e temperaturave dhe nisjen e sezonit të gripit, disa zakone të thjeshta mund të ndihmojnë që ta presim vjeshtën më të përgatitur.
Kujdesuni për gjumin - mbani një orar të rregullt të fjetjes.
Lëvizni rregullisht - aktiviteti fizik ndihmon në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.
Ushqehuni të balancuar - konsumoni më shumë fruta, perime dhe ushqime të pasura me vlera ushqyese.
Kujdesuni për higjienën - larja e shpeshtë e duarve mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve.
Studimet dhe udhëzimet shëndetësore theksojnë se rutina e rregullt dhe masat parandaluese janë veçanërisht të rëndësishme gjatë sezonit të infeksioneve respiratore./Klankosova.tv