Si të kuroni sëmundjet e kockave NULL NULL 09.10.2015 20:47 09.10.2015 20:47 Për të kuruar sëmundjet e kockave sot përdoren shumë mënyra, tradicionale por edhe ilaçe të ndryshme që rekomandohen nga mjekët. Një studimi i ri ka zbuluar se efekti që jep një ilaç që po përdoret prej 3 vitesh në SHBA ndikon në uljen e dhimbjeve të kockave. Bëhet fjalë për acidin zoelidronik, i cili merret 1-2 herë në vit. Ky ilaç ende nuk ka ardhur në vendin tonë, por në Europë përdoret gjerësisht. Studimet tregojnë se shumë pacientë po i drejtohen klinikave më të njohura në SHBA dhe Europë për të marrë ilaçin. Acidi zoelidronik merret nëpërmjet venave dhe ndikon në forcimin e kockave, sidomos tek të moshuarit. Përpos këtij ilaçi studimet thonë se, 15 ditë më pas duhet patjetër që të filloni të lëvizni. Këshillohet që çdo i moshuar por dhe personat e tjerë që vuajnë nga sëmundjet e kockave të të fillojnë me 20 minuta ecje në natyrë dhe më pas të bëjnë ushtrime stërvitore. “Kemi arritur në përfundimin se mutacionet e ndryshme gjenetike mund të ndikojnë në proteina e eshtrave ato veprojnë në një rrugë të përbashkët për ta shkaktuar sëmundjen e eshtrave, pra ndikojnë në atë se si proteinat sinjalizuese të quajtura faktori beta i transformimit të rritjes dërgohet në qelizat në eshtra. Ne tani e kemi një kuptim më të thellë për mënyrën se si mutacionet gjenetike të cilat ndikojnë në kolagjen dhe enzimat procesuese të kolagjenit shkaktojnë eshtra të dobëta”, – u shpreh një nga anëtarët e studimit Howard Hughes. Por cilët janë faktorët e sëmundjes Një nga faktorët e sëmundjes së kockave është trashëgimia. Nëse prindërit apo gjyshërit tuaj vuajnë nga dhimbjet e kockave, atëherë ka një përqindje të lartë për të vuajtur kur të arrini moshën 40 vjeç. Një tjetër faktor tjetër është dhe pesha, pasi sjell dobësimin e kockave. Faktorë të tjerë janë edhe duhani dhe alkooli. Alkooli ndikon keq te hormonet që merren me rregullimin e kalciumit dhe pakëson formimin e kockës. Gjithashtu prish edhe thithjen e kalçiumit. Duhani me nikotinën që përmban bëhet shkak për pakësimin e vitaminës D. Gjithashtu ka veti antiestrogjenike. Pakëson thithjen e kalciumit. Osteoporoza Kockat tona janë ato që ruajnë disa organe të trupit tonë (zemrën, trurin), realizojnë lëvizjen, depozitojnë minerale dhe mbajnë në vetvete të ashtuquajturën palcën e kockës vendi ku prodhohen qelizat e gjakut. Janë të përbëra nga kristale të mineraleve si fosfori, kalciumi dhe magneziumi. Ka dy lloj qelizash, ato që formojnë kockën dhe ato që e tresin kockën. Deri në moshën 20-25 vjeç dominante janë qelizat që formojnë kockën, më pas ato shkatërruese megjithëse kanë një ekuilibër mes tyre. Rritja e shkatërrimit pakëson sasinë e mineralit dhe kjo sjell thyerjen e kockës. Gjendja ku sasia e mineralit pakësohet shumë quhet Osteoporozë. Kjo është sëmundja më e shpeshtë metabolike e kockave ku mikroarkitektura e tyre dhe masa e kockës janë zvogëluar. Osteoporoza është një sëmundje e fshehtë. Nëse është krijuar osteoporoza vihet re dhimbje të belit dhe shpinës. Sidomos kockat e vertebrës janë shumë delikate. Edhe kockat e kyçit të dorës ndikohen. Tek tipi i dytë vihen re më shumë dhimbjet e kockave. Me rritjen e moshës rritet mundësia e thyerjes së kockave të legenit. Këto lloj thyerjesh janë tepër të rrezikshme për jetën apo për ta bërë të sëmurin të mos lëviz nga shtrati. Faktorët Një nga faktorët e sëmundjes së kockave është trashëgimia. Nëse prindërit apo gjyshërit tuaj vuajnë nga dhimbjet e kockave, atëherë ka një përqindje të lartë për të vuajtur kur të arrini moshën 40 vjeç Mosha Me rritjen e moshës rritet mundësia e thyerjes së kockave të legenit. Këto lloj thyerjesh janë tepër të rrezikshme për jetën apo për ta bërë të sëmurin të mos lëviz nga shtrati Stërvitja Këshillohet që çdo i moshuar por dhe personat e tjerë që vuajnë nga sëmundjet e kockave të të fillojnë me 20 minuta ecje në natyrë dhe më pas të bëjnë ushtrime stërvitore, transmeton shqiptarja.com *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.