Si të keni duar të buta? NULL NULL 18.12.2015 22:30 18.12.2015 22:30 Lëkura e duarve gjatë dimrit mund të thahet dhe të bëhet e vrazhdë nëse nuk kujdeseni për to. Shpesh ne gjendemi në një udhëkryq por që duhet të kemi parasysh se ekzistojnë këshilla të ndryshme që na vijnë në ndihmë për eliminimin e këtij problemi. Disa nga këto këshilla janë: Higjiena e duarve, është hapi i parë për të pasur duar të bukura. Përveç kësaj duhet ditur se ne e prekim fytyrën 3 herë në minutë dhe higjiena është themelore. Bëni manikyr rregullisht, në qoftë se ju shkoni në një qendër bukurie është një zgjidhje ideale, por edhe në shtëpi ju mund ta realizoni vetë. Aplikoni krem hidratues për duart në mëngjes dhe mbrëmje. Duart janë të mbi-ekspozuara, gjatë ditës duart janë në kontakt të drejtpërdrejtë me të ftohtit dhe bakteret, prandaj është dhe e rëndësishme që të përdorim teknikat e duhura për eliminimin e problemeve që mund të na shfaqen. /albeu.com/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 22 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 23 orë më parë