Si të jeni më të lumtur - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si të jeni më të lumtur

NULL NULL
29/05/2015
Lumturinë tuaj e përcaktoni ju vetë, ajo nuk varet nga askush. Prandaj, duhet të mësoheni që ta bëni veten të lumtur. Ka disa gjëra që mund t’i bëni në mënyrë që të ndiheni më të kompletuar dhe të ndiheni më mirë me veten.

Lexoni

Lexoni sa më shumë libra. Vëreni në funksion mendjen dhe imagjinatën tuaj dhe mundohuni që informatat që i merrni nga leximi t’u gjeni përdorim në jetën tuaj.

Meditoni

Meditoni të paktën 15 minuta në ditë, çdo ditë. Nëse nuk dini si të meditoni mësohuni përmes librave, website-ve dhe konsultohuni me dikë që tashmë mediton.

Ushtroni

Mundohuni që ta mbani trupin në formë. Kur ju ndiheni mirë me trupin tuaj do të jeni më të kompletuar dhe kjo do të ju bëjë më të lumtur.

Prioritetet

Mundohuni që t’i përcaktoni prioritetet tuaja. Ndajini gjërat kryesore në jetë, definojeni se cfarë është e rëndësishme për ju dhe mos u brengosni për gjërat që nuk kanë rëndësi të madhe.

Zhvillojeni shprehinë e lumturisë

Edhe lumturia është shprehi. Zhvillojeni zakonin e të qenit të lumtur duke shikuar anën pozitive të gjërave. Eliminojeni negativitetin.

Falenderohuni për gjërat që i keni

Asnjëherë nuk i kemi ato që i duam dhe gjithmonë ndiejmë mangësi. Por pakënaqësia është njëri ndër faktorët që na bën të palumtur. Por ka zgjidhje edhe për këtë punë. Në vend se të mendoni se çfarë mund të kishit, shfrytëzojeni atë energji dhe kohë për tu falënderuar për gjërat që tashmë i keni në jetë.