Si të arrini lumturinë hormonale dhe t’i thoni “lamtumirë” humorit të keq? NULL NULL 04.11.2024 22:48 04.11.2024 22:48 Foto nga The Sun. Nëse ndiheni më të plogësht, me më pak humor ose edhe mund të shtoni peshë, mund ta fajësoni stinën e vjeshtës. Por, të gjitha këto mund të jenë për shkak të lëvizjes së hormoneve, e që simptomat më të shpeshta janë stresi, problemet me ushqimin dhe gjumin, energjia e ulët, si dhe problemet me lëkurë, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. Herë pas here, çrregullimi hormonal mund të kërkojë trajtim mjekësor dhe kjo ndodh atëherë kur simptomat janë të vazhdueshme. Simptomat gjithashtu mund përfshijnë edhe çrregullimet e ciklit menstrual si dhe ulje të dëshirës seksuale. Por, sipas ekspertëve shëndetësorë për të arritur atë lumturinë hormonale dhe të largoni humorin e keq, atëherë duhet të provoni farat e lirit në drithëra. Gjithashtu, ato që ndihmojnë shumë në rregullimin e hormoneve mund të jenë qepët, fasulet dhe kumbullat. Këshillohet edhe që të bëhet përfshirja e vajit të peshkut, arrave dhe farave, derisa duhet shmangur ushqimet që mund të shkaktojnë djersitje, të tilla alkooli, sheqeri i lartë dhe ushqimet pikante. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.