Si ta riktheni shkëlqimin e objekteve të argjendit? NULL NULL 23.01.2020 14:44 23.01.2020 14:44 Objektet e argjendit që keni në shtëpi kanë fituar një veshje të shëmtuar të zezë që u ka hequr atyre shkëlqimin? Bëjini të shkëlqejnë sërish si të reja argjendurinat tuaja me këtë truk të thjeshtë: duke përdorur lëngun e patateve të ziera dhe ketchup. Lëngu i patateve të ziera: Amidoni është një mik i mirë i patateve: prandaj provoni të zhysni objektet e argjendit në ujin e patateve të ziera (të kulluar) dhe do t’i keni përsëri si të reja. Do të keni një rezultat më të mirë nëse këtij lëngu do t’i shtoni edhe një lugë niseshte. Ketchup: Edhe salca ketchup mund të jetë e dobishme për këtë funksion. Vendosni pak ketchup në një copë letër dhe fërkoni objektin që doni të pastroni. Për efekt të menjëhershëm, lëreni ketchupin të veprojë tek objekti prej argjendi dhe pastrojeni pas disa minutash, living. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.