Si ta largoni unazën që ju ngel në gisht? (VIDEO) NULL NULL 08.02.2018 19:30 08.02.2018 19:30 Shumë prej nesh, pavarësisht grua apo burrë, mbajmë unaza në duar. Zakonisht, shumica e njerëzve, unazën e fejesës, rrallë herë e largojnë nga gishti i dorës. Por pavarësisht a bëhet fjalë për unazën e fejesës ose ndonjë unazë tjetër, ato lehtësisht mund të ngelin në gishtat tuaj. Madje ky nuk është një problem i panjohur. Kjo ndodh zakonisht kur gishtat ënjten për shkak të sasisë më të lartë të kripës në trup, që kemi konsumuar një ditë më parë ose thjesht për shkak të fitimit në peshë me kalimin e kohës. Edhe nëse keni vendosur një unazë të ngushtë në gisht ose gishti juaj është ënjtur, mos u brengosni! Ka një zgjidhje për problemin tuaj, transmeton Klan Kosova. Merrni një fjongo apo një lidhëse këpucësh dhe rrotulloni atë rreth gishtit ku ka ngelur unaza, në një spirale të ngushtë. Mund të duket e komplikuar, por është me të vërtetë e thjeshtë! Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme që do të tregojë hap pas hapi si të veproni në raste të tilla. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Ekspertët thonë se gratë duhet të flasin me burrin për atë që ndodh në dhomën e gjumit 26/06/2025
Lifestyle “Afera seksuale, para e dashuri”, Kotorri paralajmëron 12 shenjat e horoskopit (VIDEO) 22/06/2025