Si ta largoni dhimbjen e kokës pa ilaçe? NULL NULL 20.03.2023 17:03 20.03.2023 17:03 Shumë njerëz në botë vuajnë çdo ditë nga dhimbja e kokës, madje një studim ka bërë të ditur se rreth një në gjashtë njerëz në mbarë botën përjetojnë dhimbje koke çdo ditë, disa prej të cilëve vuajnë nga migrena. Udhëheqësja e disa klinikave në Mbretërinë e Bashkuar, Anisha Joshi, ka bërë të ditur se ka disa metoda për të larguar dhimbjen e kokës pa ilaçe. E në lidhje me këtë, Joshi ka dhënë disa këshilla, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. Gjëja e parë që duhet bërë, sipas saj është relaksimi i muskujve të qafës dhe të shpinës. Ajo është shprehur se kjo ndihmon në largimin e tensionit që mund të jetë shkaku i dhimbjeve të kokës që po përjetoni. Anisha tutje bëri të ditur se për të parandaluar dhimbjen e kokës nevojitet që çdo ditë të ndahen disa minuta për të forcuar muskujt e qafës dhe u shpreh se duhet të pini deri në 1.5 litra ujë në ditë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.